Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Është prezantuar një dizajn i ri ambicioz me energji bërthamore për një hotel fluturues që nuk zbarkon kurrë.
Hoteli “Sky Cruise” është ndërtuar për të pasur 20 motorë me energji bërthamore dhe do të kishte kapacitet për të transportuar 5,000 pasagjerë.
Aeroplani mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë, ndersa në të mund të futen avionë të tjerë për të mbajtur dhe për të kthyer pasagjerët.
Koncepti i projektuar fillimisht nga Tony Holmsten është riimagjinuar nga Hasheem Alghaili, një komunikues shkencor jemenas dhe producent i videove, që animoi vizionin futurist për “Sky Cruise” në detaje duke e quajtur atë “e ardhmja e transportit”.
Hoteli “Sky Cruise” do të ishte gjithashtu plotësisht autonom dhe nuk do të ketë nevojë për pilotë.
Ky hotel në qiell do të kishte një staf me një qendër tregtare në bord, pishina, palestra dhe kinema.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)