Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duke filluar nga e hëna, bashkive dhe ofruesve të arsimit në Skoci u kërkohet ligjërisht që të ofrojnë produkte menstruale pa pagesë për këdo që ka nevojë për to. Skocia do të bëhet vendi i parë në botë që do të mbrojë të drejtën për të blerë pa pagesë këto lloje produktesh.
Sipas legjislacionit, zyrtarët lokalë dhe ofruesit e arsimit u kërkohet ligjërisht që t’i vënë produktet menstruale në dispozicion dhe pa pagesë për këdo që ka nevojë për to. Përveç ofrimit të produkteve falas, qeveria ka siguruar fonde për një faqe interneti arsimore për punëdhënësit, ka përmirësuar burimet e shëndetit menstrual në dispozicion për shkollat dhe ka zbatuar një fushatë të suksesshme kundër stigmës.
Ata që kërkojnë produkte menstruale mund t’i gjejnë ato në pikën më të afërt të grumbullimit duke përdorur aplikacionin celular PickupMyPeriod, i cili u lançua nga ndërmarrja sociale “Hey Girls” me mbështetjen e qeverisë skoceze.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)