Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/05/2022
Aktorja Amber Heard ka këmbëngulur se skenat e saj në filmin e ardhshëm “Aquaman” u shkurtuan në mënyrë drastike pasi ish-bashkëshorti Johnny Depp nisi padinë për shpifje, megjithatë jo të gjithë janë të këtij mendimi.
Kreu i DC Films, Walter Hamada, dëshmoi të martën se shkurtimi i skenave të Amber Heard nuk u ndikua fare nga pretendimet e Johnny Depp. Hamada – i cili ka qenë president i DC Films që nga viti 2018 – pretendoi se ishte menduar gjithmonë që Heard të kishte një rol më të vogël.
Ai theksoi se producentët ishin të shqetësuar për mungesën e kimisë mes Heard dhe yllit të “Aquaman”, Jason Momoa. Madje ata menduan edhe që ta zevendësonin aktoren në vazhdim.
“Unë mendoj se [post-produksioni] ishte në gjendje ta bënte marrëdhënien të funksiononte në filmin e parë. Por kishte një shqetësim sepse u desh shumë punë për ta bërë dhe do të ishte më mirë që të gjenim dikë me kimi natyrale me Jason Momoa dhe të ecnim përpara në këtë mënyrë,” tha Hamada.
Fansat e Johnny Depp kanë nisur një peticion përmes të cilit kërkojnë heqjen e Amber Heard nga “Aquaman 2”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)