Dyshja i ka zgjidhur gjërat përpara se t’i drejtoheshin gjykatës dhe kanë raporte miqësore. Sipas mediave të huaja, marrëdhënia e tyre pati lëkundje pas pandemisë Covid-19 kur Gomez pa se sa e ngarkuar ishte axhenda e këngëtares. Ndryshimet në stilin e tyre të jetesës ftohën marrëdhënien. Çifti ka patur një kontratë paramartesore, por Ariana do të nënshkruajë edhe një çek me një shumë të pazbuluar për ish-bashkëshortin e saj. Burime për TMZ thanë se ky çek do ta vendosë marrëdhënien e tyre në të kaluarën.
Post comments (0)