Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një person mesatar në SHBA, kalon rreth 3 orë në telefon çdo ditë. Psikologët madje thonë se fëmijët kalojnë më shumë kohë “vetëm”. Kjo do të thotë se prindërit janë fizikisht të pranishëm, por sakrifikojnë kohën e çmuar me fëmijët e tyre për të naviguar në internet. Në fund të fundit, janë fëmijët ata që vuajnë pasojat e jetese të tillë, ku prindërit nuk ju kushtojnë vëmendje.
E dimë që është e vështirë të imagjinoni jetën pa telefona, por ne do t’ju kujtojmë pasojat serioze nga përdorimi i tepërt i tyre. Fëmijët e pësojnë më së shumti:
Fëmijët mund të kenë probleme me zhvillimin shoqëror
Mungesa e vëmendjes së prindërve, jo vetëm që i bën fëmijët të mos kenë iniciativë dhe të veprojnë me teka, por në të vërtetë mund të dëmtojnë zhvillimin e trurit të tyre. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se kujdesi i fragmentuar i nënës mund të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e një fëmije dhe mund të bëhet shkak për çrregullime emocionale.
Fëmijët zemërohen dhe sillen keq
Mungesa e vëmendjes i bën fëmijët të ndihen të lënë pas dore. Kjo gjë shkatërron vetëvlerësimin e tyre dhe shkakton probleme të sjelljes. Gjithashtu, përkeqëson cilësinë e prindërimit dhe zvogëlon nevojat e fëmijës, duke u shkaktuar atyre stres të panevojshëm.
Fëmijët nuk i shohin prindërit e tyre si modele të mira
Fëmijët imitojnë sjelljen e prindërve të tyre dhe fitojnë aftësi sociale përmes komunikimit me ta. Fëmijët mësojnë se si të bisedojnë, të shprehin dashuri dhe të tregojnë interes për njerëzit e tjerë. Nëse prindërit e tyre nuk shërbejnë si shembull, fëmijët i humbasin këto aftësi të rëndësishme dhe mund të kenë probleme me ndërtimin e një lidhje emocionale me njerëzit më vonë në jetë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)