Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/03/2024
“Mjekët zënë vendin e parë për ngarje në mënyrë agresive, ndërsa parukierët janë shoferë më të qetë”, thuhet në një studim britanik që ka zbuluar lidhjet midis profesioneve të shoferëve dhe zakoneve të tyre të ngarjes.
Sipas një sondazhi me 2 mijë britanikë, punëtorët e ndërtimit u dalluan si shoferët më të shpejtë, me më shumë se 70% të të anketuarve që pranuan se rregullisht e tejkalonin kufirin e shpejtësisë.
Profesionistët e mjekësisë pranojnë se shpesh nervozohen gjatë vozitjes, ku më shumë se një e katërta e tyre përdorin gjeste të papërshtatshme dhe bërtasin për të shprehur zhgënjimet gjatë ngarjes.
Parukierët tregojnë mirësjellje të veçantë në rrugë.
Pothuajse të gjithë të anketuarit e këtij profesioni thonë se rregullisht i lënë të tjerët të hynë para tyre, ndërsa më së shumti vështirësi me parkimin kanë punonjësit e burimeve njerëzore.
Sondazhi tregoi gjithashtu se avokatët, punonjësit e medias dhe sipërmarrësit më së shpeshti parakalojnë dhe hyjnë në korsinë tjetër kur nuk duhet, duke shfaqur tendencë ndaj sjelljeve të rrezikshme.
Përkundër këtyre sjelljeve, shumica e shoferëve besojnë se drejtojnë mirë dhe kujdesen për sigurinë në komunikacion, edhe pse një numër i madh i tyre kanë pranuar se shpesh ndihen të nervozuar gjatë ngasjes.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)