Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nën malet Pyrenees të mbuluara me borë, thellë në luginën e Aragonit, shtrihet një ndërtesë mbresëlënëse.
Mirë se vini në Stacionin Canfranc, dikur një stacion hekurudhor i braktisur, tani një hotel luksoz.
Stacioni Canfranc u hap si një qendër hekurudhore në 1928-ën, me një ceremoni inaugurimi ku morën pjesë Mbreti i Spanjës dhe Presidenti i Republikës Franceze; Hoteli ndodhet në Spanjë, por jo shumë larg kufirit francez.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Canfranc ishte dëshmitar i arrestimeve, spiunazhit dhe trafikut të arit. Në vitin 1970, stacioni i mbylli dyert.
Qëndroi i fjetur për dekada derisa filloi puna për të transformuar ndërtesën ende të bukur, por të lënë pas dore prej kohësh, në një hotel nga Barcelo Hotel Group. Pas vitesh rigjenerimi, Canfranc Station mirëpriti mysafirët e tij të parë në janar 2023.
Adhuruesit e hekurudhave dhe historisë kanë zyrtarisht një destinacion të ri në listën e tyre, ndërsa kryebashkiaku i Canfranc, Fernando Sánchez Morales thotë se vendasit e kanë pritur hapjen “me entuziazëm”.
“Ne jemi shumë të kënaqur që stacioni është i gjallë dhe i ndritshëm përsëri,” i tha Sánchez Morales CNN Travel.
Fotografët nga e gjithë bota nxituan të shkrepnin foto.
Arkitekti Thomas O’Hare për herë të parë u ndesh me Stacionin Canfranc rastësisht disa vjet më parë. Kur zbuloi se qendra e braktisur hekurudhore do të bëhej një hotel, O’Hare u zotua të kthehej pas përfundimit.
Sot, O’Hare, i cili jeton në Belfast në Irlandën e Veriut, është me pushime në hotel me familjen e tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)