Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Blue Ivy iu bashkua të ëmës, Beyoncé-s, në tapetin e kuq të filmit të ardhshëm për turneun “Renaissance” në Londër.
Blue dëshmoi se është një nga adoleshentet që vishet më mirë në Hollywood. 11-vjeçarja zgjodhi një fustan të zi me dekolte josimetrike, e cila theksonte busin me një zinxhir floriri.
Blue theksoi pamjen me një çantë të zezë.
Ndërkohë, pamja e Queen B. në tapetin e kuq përfshinte një fustan të zi i çarë në pjesën e përparme me një bisht të jashtë dhe dekolte të thekuar në formë V-je. Bey e kompletoi look-un me një palë çizme të zeza me lidhëse dhe vathë vezullues.
Blue ishte një nga “elementet” kryesorë të turneut botëror “Renaissance” duke u bashkuar me të emën gjatë kërcimeve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)