play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Si do të ndahet buxheti 2025

today20/11/2024

Background
share close

Në buxhetin e 2025 që kap vlerën e afro 8.2 miliardë Euro ose 600 milionë Euro më shumë se në 2024, qeveria ka shpallur prioritetet dhe drejtimet kryesore se ku do të përdoren fondet e tij. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat pritet të arrijnë në 754.6 mld Lekë ose afro 7.5 miliardë Euro.

Shpenzimet kryesore do të shkojnë për financimin e skemës së Sigurimeve Shoqërore, duke përfshirë këtu edhe indeksimin e pensioneve. Zëri i dytë më i madh në shpenzimet e buxhetit të 2025 janë kostot e personelit, së bashku me ato operative për funksionimin e administratës, pasuar nga investimet publike, që në 2025 do të shënojnë nivelin rekord të 6.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për skemën e sigurimeve 192.3 mld Lekë, 7.3% e PBB

Investimet publike 161.8 mld Lekë, 6.1% e PBB

Shpenzimet e personelit 127.6 mld Lekë, 4.9% e PBB

Shpenzimet operative 71.3 mld Lekë, 2.7% e PBB

Shpenzimet për interesa 68.5 mld Lekë, 0.1% e PBB

Subvencionet 1.8 mld Lekë, 0.1% e PBB


Shpenzimet më të mëdha buxhetore për vitin e ardhshëm do te shkojnë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke përfshirë këtu edhe ndihmën që jepet për kategori të caktuara si pensionistët apo familjet me ndihmë ekonomike. Kjo Ministri do të ketë një fond prej 80.7 miliardë Lekësh. Në vend të dytë renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 74 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Arsimit me 62 miliardë lekë dhe 56 miliardë lekë janë parashikuar për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërsa ministritë e tjera do të kenë më pak fonde, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Sektorët kryesorë në buxhetin 2025:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 80.7 mld Lekë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  74 mld Lekë

Ministria e Arsimit, Rinisë, Sporteve 62 mld Lekë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit  56 mld Lekë

Ministria e Mbrojtjes 52.7 mld Lekë

Ministria e Brendshme 31 mld Lekë

Ministria e Bujqësisë 14.6 mld Lekë

Ministria e Drejtësisë 14.3 mld Lekë

Ministria e Financave 11.1 mld Lekë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 4 mld Lekë

Ministria e Jashtme 3.8 mld Lekë


Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%