Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Brenda pak vitesh telefonat “Apple” do të mund të karikohen ekskluzivisht me valë dhe pajisja nuk do të ketë as vend për t’u lidhur me një portë fizike.
“Apple” ka vite që e përdor këtë portë në iPhone, përmes të cilit telefoni lidhet me karikuesin, por nga viti 2023 kjo duhet të ndryshojë – dhe jo vullnetarisht, por me forcë.
Falë vendimit të Komisionit Evropian, nga qershori i vitit 2024, telefonat dhe shumë pajisje të tjera të shitura në vendet e BE-së do të duhet të kenë të njëjtin portë karikimi: USB-C.
Siç shkruante Mark Gurman në rubrikën e fundit për “Bloomberg”, edhe pse Apple e kundërshtoi vendimin, ata janë duke u përgatitur për të prej disa kohësh.
Disa nga pajisjet e tyre tashmë përdorin USB-C dhe telefonat janë të radhës.
Me iPhone 15, lidhësi “Lightning” bëri histori, por Apple nuk e konsideron USB-C si një zgjidhje të përhershme, por vetëm një zgjidhje të përkohshme.
Modele të shumta të telefonëve kanë mbështetur karikimin pa tel për vite, por këto pajisje mund të karikohen ende përmes një kablli, i cili zakonisht është më i shpejtë.
Në rastin e iPhone-ve të ardhshëm, plani i “Apple” është të heqë plotësisht portat fizike dhe të lejojë karikimin me valë ekskluzivisht, pa asnjë alternativë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)