Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, është shtyrë deri në një njoftim të dytë.
Vendimi ka ardhur pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë.
Ambasada i bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin këtë samit, të ndjekin lajmet në mediat lokale, të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët.
Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)