Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/02/2024
80 të mitur denoncuan pranë autoritetit kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike se janë rrezikuar nga interneti gjate vitit 2023.
Sipas Koordinatorit të AKCESK Igli Tafa ky numër është katërfishuar, krahasuar me vitin 2022. Denoncimet e të miturve janë të ndryshme, ndërsa mbizotëron bullizmi.
“Në platformën tonë të raportimeve janë ofruar rreth 80 raste, kryesisht peshën më të madhe e kanë pjesa e bullizimit kibernetik dhe në këto 80 raste numri më i madh i tyre ka ardhur nga grupi i adoleshentëve”, tha Tafa.
TikTok konsiderohet më i rrezikshëm. AKCESK do të marrë masa ndaj kësaj platforme.
“TikTok është një nga platformat që mbizotëron. AKCEST ka marrë një iniciativë për limitimin, kufizimin e kësaj platforme për shkak të rrezikut që ajo paraqet tek ajo që paraqet te liria e veprimit dhe mosvendosja e filtrave. E kemi orientuar si hap i parë për ta bllokuar në nivelin shtetëror dhe mendoj se jemi drejt kësaj rruge”, u shpreh më tej ai.
Në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurt, Tafa apelon se rol të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet dhe ekspozimi në platforma të ndryshme luajnë prindërit.
“Kontrolli prindëror, vendosja e filtrave është shumë i rëndësishëm, të gjithë këta aktorë të japin mundësi që të ndërgjegjësohen prindërit dhe mësuesit dhe të raportojnë lirisht”, përfundoi ai.
Interneti është sot një mjet i domosdoshëm i komunikimit, por kthyer gjithashtu edhe në një kërcënim për shoqërinë. Numri i fëmijëve që rrezikohen çdo ditë nga ekspozimi në internet është shumë herë më i madh sesa raportimet, ndërsa autoritet apelojnë për ndërgjegjësim dhe denoncim të çdo rasti.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)