Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/12/2022
Ajo që shihni në foto do të jetë mitra e parë artificiale në botë, që do u japë mundësi prindërve të zgjedhin karakteristikat e foshnjës nga një “menu”.
EctoLife, bjë studim i bazuar në pesëdhjetë vjet kërkime shkencore novatore do të jetë në gjendje të rrisë 30,000 foshnja në vit.
Koncepti është ideja e Hashem Al-Ghaili me bazë në Berlin, një bioteknolog dhe komunikues shkencor. Ai thotë se objektet do të lejonin çiftet jopjellore të ngjiznin një fëmijë dhe të bëheshin prindërit e vërtetë biologjikë të pasardhësve të tyre.
Një e ashtuquajtur ‘Paketë Elite’ do t’ju lejojë të inxhinieroni gjenetikisht embrionin përpara se ta implantoni atë në mitër artificiale. Mund të zgjidhet gjithçka, nga ngjyra e syve dhe e flokëve deri te forca, gjatësia dhe inteligjenca, dhe sëmundjet gjenetike të trashëguara mund të shmangen.
Mitra artificiale EctoLife është projektuar për të lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe për të reduktuar shanset për prerje cezariane.
Hashem thotë se ofron një zgjidhje edhe për gratë që iu hoqën mitrën me kirurgji për shkak të kancerit ose komplikimeve të tjera. Ai gjithashtu mund të ndihmojë vendet që po vuajnë nga një rënie e rëndë e popullsisë, duke përfshirë Japoninë, Bullgarinë, Korenë e Jugut dhe shumë të tjera.
Mitra artificiale do jetë e pajisura me një ekran që shfaq të dhëna në kohë reale mbi ecurinë e zhvillimit të foshnjës. Të dhënat mund të shikohen edhe nëpërmjet një aplikacioni telefonik.
“Çdo grup i rritjes përmban sensorë që mund të monitorojnë shenjat vitale të foshnjës tuaj, duke përfshirë rrahjet e zemrës, temperaturën, presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe ngopjen me oksigjen.
Sistemi i bazuar në inteligjencën artificiale monitoron gjithashtu tiparet fizike të foshnjës tuaj dhe raporton çdo anomali gjenetike të mundshme”tha ai.
Për shkak se foshnjat mendohet se njohin gjuhën dhe mësojnë fjalë ndërsa janë ende në barkun e nënës, grupet e rritjes EctoLife përmbajnë altoparlantë të brendshëm që i luajnë një gamë të gjerë fjalësh dhe muzike foshnjës tuaj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)