play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Shqiptarët në kompeticionet Europiane

today27/10/2023

Background
share close

Futbollistët shqiptarë kanë bërë parqitje të mira në takimet e tyre europiane.

Në sfidën e Ligës së Europës, Berat Gjimshiti ndihmoi Atalantën që të merrte një pikë të rëndësishme në sfidën në transfertë kundër Shturm Grac, që përfundoi 2-2.

Mbrojtësi kuqezi dha siguri në prapavijë, shmangu gabimet dhe kreu ndërhyrje vendimtare.

Më mirë se ai vetëm Muriel, i cili realizoi dy golat për bërgamaskët.

Atalanta kryeson Grupin D me 7 pikë.

Edhe mesfushori i përfaqësueses shqiptare Qazim Laçi ishte titullar me Sparta Pragën në Ligën e Europës. Ekipi çek barazoi pa gola në shtëpi kundër Gllasgou Rejnxhërs. Lojtari u zëvendësua në minutën e 65’ nga Sadilek.

Në këtë kompeticion, 20 minuta luajti edhe sulmuesi Redon Xhixha për Karabakun në humbjen 5-1 kundër Bajer Leverkuzenit të Granit Xhakës.

Pas dygolëshit ndaj Aston Vilës, Ernest Muçi u rikthye protagonist në Ligën e Konferencës për Legia Varshavën.

Në transfertën ndaj Zrinjski Mostarit, në minutën e 33-të, sulmuesi kuqezi e çoi topin në zonë, që u devijua në portë nga mbrojtësi kundërshtar Jakov-ljeviç.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *