Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kombëtarja “Kuq e Zi” ka ngritur peshë stadiumin “Air Albania” si dhe mbarë Shqipërinë mbrëmjen e së enjtes, duke fituar me një rezultat të pastër ndaj Çekisë me rezultatin 3-0.
Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Jasir Asani (1) dhe Taulant Seferi (2). Me këtë fitore Shqipëria është një hap më pranë Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.
Siparin e golave e ngriti fillimisht në minutën e 9 Asani, me një gol spektakolar, duke rritur pritshmëritë për një rezultat pozitiv të kombëtares në sfidën plot emocione.
Asani bëri thuajse të njëjtën lëvizje si me Poloninë, duke lëshuar të majtën ‘vrastare’ duke e dërguar topin në rrjetë.
Pas golit, çekët ushtruan presion në gjysëmfushën tonë, por pa mundur të kishin ndonjë rast të pastër shënimi.
Ndërsa loja ishte përqëndruar në gjysëm fushën tonë, ishte Seferi ai që nëpërmjet një kundërsulmi shënoi golin e dytë në minutën e 51, si dhe duke vulosur më pas rezultatin e ndeshjes në 3 me 0 në minutën e 73, me një kundërsulm që pati protagonist Dakun në krahun e djathtë të sulmit, i cili me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme në rrugëtimin tonë për në Evropian. Kuqezinjtë ndodhen tashmë në vendin e parë në grupin E me 13 pikë, ndërsa çekët, të cilët kanë një ndeshje më pak mbeten në kuotën e 8 pikëve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)