play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Shqipëria në Panairin e Berlinit, ftesë e veçantë për panairin më të rëndësishëm në botë

today07/11/2023

Background
share close

Shqipëria dhe panairi kryesor i turizmit në botë shpallin bashkëpunim të ngushtë për ITB Berlin 2025. “Një skenë e madhe për një vend ambicioz: Shqipëria dhe ITB Berlin kanë shpallur bashkëpunimin e tyre të ngushtë për vitin 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të Panairit të Berlinit.

Vendi i Evropës Juglindore do të jetë vendi zyrtar i ftuar i ITB Berlin 2025, i cili do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 mars 2025 si një panair tregtar thjesht B2B. Në fillimit të muajit nëntor 2023, palët nënshkruan një deklaratë synimi për partneritet të përbashkët në Berlin.

Pjesëmarrja në këtë panair nuk është vetëm një event disaditor për të qenë pjesëmarrës, por është një agjendë mbi njëvjeçare e përfaqësimit të produktit shqiptar, e mundësive që na jepen krah për krah markës dhe të gjitha eventeve që ITB-ja zhvillon përgjatë këtij viti,” shprehet Herida Duro, drejtore e Zhvillimit të Programit të Turizmit.

Si panairi kryesor në botë për industrinë e udhëtimeve dhe turizmit, Panairi i Berlinit është një platformë e jashtëzakonshme që bashkon palët e interesuara nga shumë vende në kryeqytetin gjerman.

Kjo platformë do të ofrojë takime të drejtpërdrejta me blerës potenciale, midis turoperatorëve, qoftë të huaj apo shqiptarë, për të bërë të mundur prezantimin dhe ofrimin e produkteve sa më të diversifikuara,” thotë znj. Duro.

Shqipëria ka plane ambicioze për vitet dhe dekadat e ardhshme. Partneriteti me panairin më të rëndësishëm në botë për turizmin do t’i japë një shtysë të paçmuar dhe do ta afrojë biznesin turistik të Shqipërisë me një audiencë më të gjerë.

Shqipëria do t’i prezantojë mysafirët e saj me zakone tradicionale dhe shije kulinare. Shqipëria pritet të përfaqësohet me një stendë mbresëlënëse në qendrën e ekspozitës ITB Berlin gjatë gjithë kohëzgjatjes së panairit. Përgatitjet kanë filluar që tani.

Panairi i Berlinit është qenë panairi kryesor tregtar për industrinë globale të udhëtimit, që nga viti 1966. Në ITB Berlin 2023, rreth 5.500 ekspozues nga 161 vende prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre për më shumë se 90 mijë vizitorë. Ai regjistroi gjithsej 24 mijë pjesëmarrës në një total prej 200 sesionesh me 400 folës kryesorë.

Është kjo një tjetër provë shumë e rëndësishme që turizmi në Shqipëri po gjen jo vetëm, ndjekësit e vet në fushën e turizmit natyror, të turizmit të kulinarisë, të turizmit të kulturës, të turizmit edhe shëndetësor, por sidomos të turizmit të eventeve, të ngjarjeve, të konferencave të mëdha që janë gjithmonë e më shumë të rëndësishme.

Në mbledhjen e Komisionit Evropian, Shqipëria u prezantua në krye të klasifikimeve për flukset turistike, e para në Evropë me 56% më shumë krahasuar me vitin 2019 dhe të tretën në botë për rritjen e të ardhurave nga turizmi me 77% më shumë krahasuar me periudhën e parapandemisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *