Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë vendosur me unanimitet që Shqipëria të hapë grup kapitullin e gjashtë të negociatave atë për marrëdhëniet me jashtë. Ky vendim shënon një tjetër hap për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Sipas njoftimit zyrtar të presidencës hungareze të BE-së këshilli evropian do të fillojë të punojë për qëndrimin e përbashkët me vendin tonë për përgatitjen e Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare në muajin Dhjetor.
BE nisi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Tiranën më 15 Tetor duke hapur grupkapitullin I, atë të parimeve themelore, i cili sipas metodologjisë së rishikuar është edhe i fundit që mbyllet. KE ka përkrahur ambicien e qeverisë shqiptare që të hapë të gjithë grup kapitujt e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2025 si dhe të përmbyllë shqyrtimin e tyre deri në vitin 2027.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)