play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, njëra prej tyre mbërrin në Portin e Vlorës

today09/09/2022

Background
share close

Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Njëra nga anijet, ka mbërritur këtë të premte në Portin e Vlorës.

Qytetarët vlonjatë duket se nuk e kanë pritur mirë mbërritjen në port të anijes speciale për prodhimin e energjisë. Me baner në dorë ku shkruhet se “nuk e japim Vlorën”, ata kanë protestuar kundër kësaj nisme të qeverisë.

Më herët Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se marrja me qira e anijeve do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Kapaciteti i një prej këtyre anijeve është 114 megawat në orë dhe do të ketë çmime konkurruese sa i përket edhe tregut aktual të bursës, i cili për shkak të luftës në Ukrainë ka pësuar tronditje të mëdha.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *