play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Shqipëria mbështet kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030/ Ministrat Kushi dhe Çeku nënshkruajnë marrëveshjen

today16/05/2023

Background
share close

Shqipëria do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe do të lehtësojë procesin e përgatitjes dhe organizimit të garave të sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku nënshkruan marrëveshjen që mbështet kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ku Shqipëria angazhohet për të mbështetur Kosovën në lehtësimin e procesit të përgatitjes dhe organizimit të garave të sportit të lundrimit.

Në takimin e zhvilluar mes dy ministrave përgjegjës për sportin në Shqipëri dhe Kosovë, Ministrja Evis Kushi i ofroi homologut të saj mbështetje maksimale, duke u shprehur se Shqipëria është e vendosur që të forcojë bashkëpunimin me Kosovën në çdo fushë dhe nismat e ndërmarra mes dy qeverive tona të vijojnë të zbatohen me sukses.

Mes institucioneve të varësisë të të dy ministrive përgjegjëse për sportin në Shqipëri dhe Kosovë, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, do të ketë një koordinim të detajuar në bregdetin shqiptar, për procesin e përgatitjes dhe organizimit për zhvillimin e sportit të lundrimit, si pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, në përputhje me rregullat, standardet, dhe kërkesat e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe organizatës ndërkombëtare të sportit përkatës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe Zyra Ovale

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *