Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/02/2024
Presidenti i Federatës Italiane tw Futbollit, Gabriele Gravina ishte i pranishëm në ekspozitën e famshme mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të madh italian, Paolo Rosi. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Shqipëria e ka rritur shumë nivelin dhe se Italia e tij nuk do ta ketë të lehtë në Europian.
Si ndiheni kur shikoni që afeksioni për Italinë dhe futbollin italian është kaq i madh në Shqipëri?
“Jemi dy vende të ngjashëm, Italia dhe Shqipëria ndajmë shumë aspekte kulturore. Shumë shqiptarë jetojnë te ne, jo vetëm në botën e punës, por edhe në botën e sportit kemi shumë ngjashmëri. Jemi dy popuj që respektohen dhe që duhen, dhe që gjithsesi gjithmonë kanë gjetur mënyrën si të rrinë bashkë dhe kjo është shumë pozitive”…
Paolo Rosi në historinë e tij ishte dhe shembulli që edhe përallat mund të bëhen realitet, si do ta konsideronit nëse do të bëhej realitet përralla e Shqipërisë që mund Italinë në europian…
“Jo jo, kjo është një përrallë që nuk na pëlqen ne italianëve, përralla e Paolo Rosit ishte për ne një hero, pa kohë i jashtëzakonshëm. Duhet të them futbollistikisht e kam parë Shqipërinë disa herë siç e dini jemi përballur disa herë, në vitet e fundit është rritur shumë, por është rritur shumë niveli i futbollit botëror, do të thotë që nuk ka më “hirushe” në botën e futbollit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)