play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Shqipëria bëhet pjesë e sistemit unik europian të pagesave, Rama: Miliona Euro të kursyera

today21/11/2024

Background
share close

Shqipëria është bërë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku shkruan se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 Janari 2025.

Kryeministri Rama e quan këtë një hap tjetër të madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian teksa shton se do të jenë miliona Euro të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të vendit drejt majës së anëtarësimit në BE.

Shqipëria bëhet pjesë e shtrirjes gjeografike #SEPA – një tjetër moment historik, duke dhënë frytin e përpjekjeve të përkushtuara dhe angazhimit të palëkundur nga qeveria, sektori financiar së bashku me partnerët tanë në një përpjekje të pakthyeshme për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane. Nga fjalët tek veprat, integrimi i Shqipërisë në Evropë dhe sjellja e Evropës në Shqipëri”, shkruan Kryeministri Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *