play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shqipëri-Itali, njihen pensionet/ Firmoset marrëveshja në Romë, përfitojnë mijëra shqiptarë

today06/02/2024

Background
share close

ROMË– Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar paraditen e kësaj të marte dokumentin përfundimtar të marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja në fjalë u firmos nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe homologu Italian, Antonio Tajani.

Nga kjo marrëveshje historike do të përfitojnë 300- 500 mijë shqiptarë në Itali dhe shumë italianë, të cilët kanë punuar dhe kanë derdhur kontribute shoqërore në vendin tonë.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dyja vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.

Pas kësaj, marrëveshja për pensionet duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve më pas hyn në fuqi menjëherë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *