Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aeroporti Katania dhe aeroporti Comiso janë mbyllur pas një shpërthimi të ri të vullkanit Etna, i cili dërgoi një re hiri në ajër në juglindje të Siçilisë në Mesdhe, raportojnë mediat e huaja.
Kompania që menaxhon aeroportin e komunikoi njoftimin përmes faqes së saj të internetit, ku njofton se sektori i hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 13:00 të së hënës, me të gjitha hyrjet dhe nisjet të anuluara.
Deklarata e fundit nga Observatori Etna i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë shpjegoi se aktiviteti në i vullkanit “ka evoluar në një shatërvan llave”, duke prodhuar një re të shpërndarë nga erërat drejt jugut.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)