Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/02/2025
Vitin e ardhshëm, të gjitha shkollat publike 9-vjeçare në Tiranë do të kenë të përfshirë dhe drekën duke ju dhënë mundësi fëmijëve të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00. Për Kryeministrin, kjo është një inisiativë që ju shkon në ndihmë atyre familjeve që kanë pamundësi ekonomike.
“Për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë”, tha Rama
Një investim i Bashkisë së Tiranës dhe KFW, kjo e fundit ka siguruar që ndërtesat të kenë energji të rinovueshme dhe eficencë energjitike, projekt që do të shtrihet edhe në godinat e tjera.
“Ky konvikt këtu që ne sapo e pamë është një konvikt, i cili në çdo vend të BE-së do të qëndronte me dinjitet në kategorinë A”, tha Kryeministri.
Kryeministri e sheh Qytetin Studenti shëmbëlltyrën më të mirë të gjithë tranzicionit të vendit.
“Kjo zonë ka mishëruar fizikisht të gjitha dhimbjet dhe të gjithë deformimet e një tranzicioni që tani e kemi lënë pas”, u shpreh Rama.
Rama e thekson mbështetjen që ka për Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj dhe flet për vijueshmërinë e këtij partneriteti për projekte të tjera madhore në kryeqytet.
“Për qeverinë tonë dhe mua personalisht, Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë në këtë aspekt ka qenë, është dhe do mbetet një mbështetje prioritare. Për ne ka shumë rëndësi që ky partneritet të vijojë të prodhojë sukses”, deklaroi Rama.
Kryeministri flet dhe për opozitën, të cilën e quan “e keqja me të cilën duhet të përballen”, ndërkohë që thotë se shumica e tij po punon për të çuar vendin në BE.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)