Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shitet një pjesë e të ashtuquajturit “Ishulli i Dashurisë” në Kroaci, ishulli në formë zemre.
Ishulli i pabanuar i Galecniak, në kanalin Pasman të Adriatikut, është një nga ishujt më të njohur të Kroacisë dhe një pjesë e tij u ofrohet blerësve të mundshëm për zhvillim.
“Mbi një milion foto në vit bëhen në dhe përreth ishullit dhe mendoj se është vërtet popullor,” thotë Silvestro Kardum, përfaqësues i pronarit të ishullit.
Nuk ka hotele, pallate apo restorante në ishull, por shumë të famshëm me jahtet e tyre e vizitojnë atë gjatë verës.
“Beyoncé festoi ditëlindjen e saj të 39-të me një festë në këtë ishull dhe çdo vit kalon shumë ditë, madje edhe javë në të. Michael Jordan e vizitoi vitin e kaluar dhe po ashtu edhe Jeff Bezos. Nuk mungojnë personat e njohur nga rajoni”, ka theksuar Khardum.
Sipas tij, të ardhurat nga shitja do të investohen diku tjetër në komunitetin lokal. “Ishulli ka një sipërfaqe prej 142 mijë metrash katrorë dhe pak më shumë se 40 mijë metra katrorë janë në shitje për 13 milionë euro”, sqaroi ai dhe shtoi se çdo ditë po telefonohet nga blerësit e mundshëm.
Në vitin 2019, shkencëtarët nga Departamenti i Arkeologjisë në Universitetin e Zadarit në Kroaci zbuluan aty gjurmë të vendbanimeve njerëzore që datojnë 7000 vjet më parë./abcnews.al
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)