play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Shembet tribuna e garës së demave në Kolumbi, presidenti: Të ndalohen evente të tilla

today27/06/2022

Background
share close

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në qendër të Kolumbisë, kanë raportuar mediat lokale.

Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri me plot spektatorë në një stadium në komunën El Espinal.

Të vdekurit përfshijnë dy gra, një burrë dhe një fëmijë, tha guvernatori i Tolima, Jose Ricardo Orozco. Zyrtari shëndetësor i rajonit tha se spitalet kishin trajtuar 322 persona nga të cilët katër ishin në kujdes intensiv.

Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat. Ka shqetësime se numri i viktimave do të rritet.

Presidenti në largim Ivan Duque tha se do të kishte një hetim, ndërsa presidenti i zgjedhur Gustavo Petro u kërkoi zyrtarëve vendas të ndalonin ngjarje të tilla.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *