play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

SHBA vret liderin e Al-Kaedës në një sulm me dron

today02/08/2022

Background
share close

Ayman al-Zawahiri inspired Bin Laden's Al-Qaeda to attack the US in new  brand of terror | Daily Mail Online

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, ka konfirmuar presidenti Joe Biden.

Ai u vra në një operacion kundër terrorizmit të kryer nga CIA në kryeqytetin afgan, Kabul të dielën.

Biden tha se Zawahiri kishte “gdhendur një gjurmë vrasjesh dhe dhune kundër qytetarëve amerikanë”.

Al-Zawahiri është ngjitur në krye të Al-Kaidës pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga forcat amerikane në maj të vitit 2011.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden do të japë detaje për operacionin në Afganistan në orët në vijim.

Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i talebanëve ka raportuar se një sulm me dron amerikan ka ndodhur të shtunën në një zonë me banorë në Kabul.

Ai e ka përshkruar sulmin si shkelje e pastër e parimeve ndërkombëtare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *