Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/10/2022
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave deklaroi se kanë ndryshuar kufirin e stacioneve të plazheve publike, që do të përdoren nga bashkitë.
Kufiri minimal sipas ministres është rritur me 10%, që do të thotë nga 20 që ishte, vitin tjetër kufiri minimal do të jetë 30%.
“Po përgatitemi për sezonin e ardhshëm veror. Kemi ndryshuar kufirin minimal të stacioneve të plazhit publike që do të përdoren nga bashkitë. Ndonëse këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% dhe e ngritëm në 30%. Kontratat do të jenë të vlefshme edhe për vitin tjetër”- u shpreh Kumbaro.
Më tej ajo theksoi se nga stacionet e plazhit janë mbledhur 505 milionë lekë për vitin 2022.
“Nga këto kontrata që kanë vlerë për pushtetin vendor, mjafton të përmendim faktin se janë mbledhur 505 milionë nga stacionet e plazhit për vitin 2022. Janë të domosdoshme për të garantuar monitorim mirëmbajtje pastrim.”- tha Kumbaro.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)