play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Serbia bllokoi grurin, pasoja për Shqipërinë

today09/03/2022

Background
share close

Bowl Filled With Wheat Flour Stock Photo - Download Image Now - iStock

Ne jemi një nga importuesit kryesorë të Serbisë dhe vendimi për ndalimin e eksportit të drithërave nga ky vend do të jetë shumë problematik për Shqipërinë.

Gati 20% e drithërave tonë – e grurit sidomos, vjen nga Serbia, një pjesë tjetër e madhe, gati 60-70% në varësi të periudhës vjen nga Rusia, kështu që për ne ky vendim është katastofik, shpjegon eksperti i ekonomisë Endrit Yzeiraj në një intervistë për Euronews Albania.

Vendimi i Serbisë, thotë ai, na vendos në problem për të gjithë prodhimin e brendshëm të bukës që është një nga produktet bazë, sidomos për shtresat në nevojë që konsumojnë më shumë bukë.

Sipas Yzeiraj, kjo situatë rëndon gjendjen aktuale ekonomike shqiptare.

“20 për qind e importit mund të dukej shifër mbase e tejkalueshme. Por në momentin që e kombinojmë këtë me drithërat që ne importojmë nga Rusia (60-70%), po i bie që gati 90% e tregut tonë furnizohet nga këto dy vende”, thotë Yzeiraj.

Eksperti i ekonomisë thotë se nuk ka zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë.

“Krizat në njëfarë mënyre tregojnë problemet afatgjata dhe strukturore të ekonomive të vendeve. Shqipëria mesa po kuptojmë është vend që nuk mban rezerva strategjike që është gabim, por kuptohet që në momentin që je i lidhur në përmasa 90% me këto vende, as rezervat nuk do të zgjasnin shumë”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi sot se Serbia nga dita e nesërme planifikon të ndalojë eksportet e miellit, grurit, misrit dhe vajit të gatimit.

Presidenti serb shtoi se Qeveria mund të lejojë eksporte në çdo kohë, por është e rëndësishme që së pari të sigurohet ushqim për qytetarët e Serbisë.

Vuçiç tha se kërkesa e vendeve tjera për eksport të lëndëve të para nga Serbia ka rritur çmimin e brendshëm, për këtë arsye edhe po ndalohet eksporti.

“Prandaj kemi miratuar një masë që ndalon eksportet. Për tre ditë eksportet tona të vajit ushqimor u rritën me 109 për qind. Të gjitha organet shtetërore monitoruan parametrat që të kontrollonim gjithçka. Nuk kemi pse të kërkojmë falje në kushte të tilla lufte. Ne kemi sasi të mjaftueshme të gjithçkaje – kripë, sheqer, vaj, miell, grurë dhe misër. Këto janë të gjitha nevojat themelore për një jetë normale”, tha Vuçiç.

Vuçiç tregoi më shumë për rezervat e shtetit të tij:

“Për momentin kemi 800 mijë ton grurë, kurse 1.5 milionë ton misër rezerva. Nevojat tona vjetore janë 1.2 milionë ton grurë. Do të kemi sa të doni”, siguroi qytetarët serbë Vuçiç.

Ai tha se ka pasur kërkesë për eksportin e një të katërtës së totalit të rezervave.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *