play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

‘Sekret’, kënga e dytë më e klikuar në Eurovizion

today11/05/2022

Background
share close

Gjysmëfinalja e Eurosong 2022 u mbajt mbrëmjen e djeshme në Torino. Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak suksesin e këngës. Performanca e Ronelës është videoja e dytë më e klikuar nga gjysmëfinalja e parë, pas asaj të Ukrainës.

Ukraina, e përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania” kanë arritur më shumë së 1.1 milion klikime deri në këtë moment që po shkruhet artikulli. Kjo është mëse e kuptueshme duke qenë se sytë e gjithë botës janë momentalisht nga Ukraina. Po ashtu, kënga e veçantë dhe shumë ritmike i ka bërë të gjithë të kërcejnë.

“Përfaqësimi i vendit tuaj është gjithmonë përgjegjësi, për ne është edhe më shumë”, tha grupi gjatë konferencës së parë për media.

Të vetëdijshëm për polemikat, grupi thotë se qëllimi është vetëm një – më shumë vëmendje për muzikën ukrainase dhe vetë vendin.

“Dikush thotë se mund të fitojmë për shkak të luftës, por kënga jonë ishte në Top 5 të preferuarat edhe më parë, që do të thotë se ajo pëlqehet. Shpresojmë që pas performancës tonë të ketë edhe më shumë vëmendje për muzikën ukrainase dhe për të gjithë vendin.”

Ronela, nga ana tjetër, ka arritur të bëjë për vete shumë njerëz që e kanë mbështetur vazhdimisht edhe online dhe janë shprehur të zhgënjyer për moskualifikimin e saj. Videoja e performancës së saj numëron mbi 812 mijë klikime deri tani, pa kaluar ende 24 orë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *