Asistenca e ofruar nga BERZH për Bankën e Shqipërisë, në fushat e mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe në përafrimin e kuadrit rregullator me BE-në, u diskutuan gjatë një takimi mes Guvernatorit Gent Sejko me përfaqësuesit e lartë të BERZH.
Guvernatori Sejko theksoi se gjatë 2024 ekonomia vendase ka bërë progres të dukshëm dhe niveli i inflacionit është përgjysmuar.
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Rritja ekonomike ka mbetur në nivele të larta; ndërsa borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie. Niveli i inflacionit është përgjysmuar krahasuar me një vit më pare. Sektori bankar është likuid dhe i mirëkapitalizuar, treguesi i kredive me probleme vijon të shënojë rënie, ndërsa niveli i kreditimit vazhdon tendencën rritëse. Në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit.
Gjithashtu, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për digjitalizimin e sistemit të pagesave dhe aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në zonën SEPA, si një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt BE-së.
.
Post comments (0)