play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Së shpejti video lidhjet në WhatsApp deri në 28 persona!

today28/09/2022

Background
share close

Aplikacioni popullor WhatsApp prezanton veçori të reja që do të përmirësojnë përvojën e përdoruesit.

WhatsApp ka prezantuar mundësinë për t’u bashkuar me thirrjet përmes një lidhjeje direkte, përkatësisht opsionin Call Links, i cili do të fillojë të shpërndahet për përdoruesit e aplikacionit këtë javë.

Ai do të jetë i qasshëm nëpërmjet banerit “Thirrjet”. Përdoruesit që duan të provojnë opsionin e ri do të duhet të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit.

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, i cili zotëron WhatsApp, njoftoi opsionin e ri përmes Facebook dhe deklaroi se përdoruesit do të mund të ndajnë një lidhje për t’u bashkuar me thirrjen me “një trokitje”.

WhatsApp launches video calling for everyone | TechCrunch

Mundësia për të ndarë një lidhje telefonate me përdoruesit, numri i të cilëve është i kufizuar në 32 u la të kuptohet në prill gjatë njoftimit të veçorisë së ardhshme të Komuniteteve WhatsApp.

Funksioni “Call Links”  do të përdoret për thirrje audio dhe video, dhe Zuckerberg konfirmoi se video thirrjet e koduara për bisedat në grup deri në 32 persona janë duke u testuar aktualisht.

Kjo është një rritje e konsiderueshme sepse numri i pjesëmarrësve në video-telefonate aktualisht është i kufizuar në tetë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *