Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger është duke përfunduar përgatitjet e fundit të dasmës së saj. Në muajin qershor, ish-këngëtarja e “Pussycat Doll”, 45 vjeç, shpërndau disa imazhe nga propozimi romantik që ish-lojtari i regbisë, 38 vjeç, i bëri gjatë një udhëtimi në Vila Nova de Gaia.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Sunday Times Culture, Nicole zbuloi edhe dy vendet ku do të zhvillohet kurorëzimi i dashurisë. Ajo tha se dasma do të bëhet në Hawaii dhe do të drejtohet nga gjyshi i saj, mirëpo pritja e të ftuarve do të bëhet diku në Evropë.
“Mirëpritja do të jetë diku në Evropë. Përtej kësaj as që kam menduar për asgjë”, tha ajo. Nicole dhe Thom njoftuan fejesën e tyre në fillim të këtij viti pas tre vitesh lidhje.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)