Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/02/2022
Sandra Bullock ka thënë se nuk i nevojitet martesa për të treguar se sa e përkushtuar është në lidhje dhe familje. Aktorja ka thënë se përvoja e saj me divorcin e bëri të ndihej sikur martesa nuk është sinonim i një jete dashurie.“Unë jam dikush që kalova procesin e divorcit. Kam gjetur dashurinë e jetës sime. Ne ndajmë fëmijë të bukur bashkë. Është gjëja më e mirë ndonjëherë. Nuk dua të them bëje këtë ashtu siç e bëj unë, por nuk kam nevojë për një letër për të qenë një partnere e përkushtuar dhe nënë e përkushtuar”, ka thënë Bullock, duke folur për “Red Table Talk|”.Bullock ka thënë gjithashtu se ajo nuk dëshiron të ndihet subjekt i detyrimeve shoqërore të bazuara në gjini në një martesë.”Nuk kam nevojë të më thonë të jem ndonjëherë prezente në kohët më të vështira. Nuk kam nevojë të më thonë të përballoj një stuhi me një burrë të mirë. Pra, nëse kjo është ajo që keni, mendoni se çfarë lloj prindi do të ishte ai. Mendoni se çfarë lloj prindi do të ishit. Po sikur të ndodhte diçka? A do të ishit të dy prindër të shkëlqyer për ata fëmijë edhe nëse nuk do të ishit çift? Mendoni fillimisht për fëmijët”, është shprehur aktorja Në vitin 2010, pas një martese gati pesëvjeçare, Bullock bëri kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti Jesse James. Ajo aktualisht është në lidhje me fotografin dhe modelin nga Los Anxhelos, Bryan Randall. Të dy janë bashkë që nga viti 2015.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)