Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveritë kanë rënë dakord për herë të parë që të heqin lëndët djegëse fosile. OKB publikoi draftin e marrëveshjes ditën e sotme, pas negociatave në Dubai. Në marrëveshje citohet se vendet duhet të heqin dorë nga karburantet fosile, duke filluar nga kjo dekadë.
Nëse miratohet kjo marrëveshje, atëherë do të shënonte herën e parë në tre dekada të samiteve të klimës që kombet bien dakord për një lëvizje të përbashkët për të hequr dorë përfundimisht nga nafta, gazi dhe qymyri, produkte që aktualisht përbëjnë rreth 80% të energjisë globale.
Ministri i Norvegjisë për Klimën dhe Mjedisin, Espen Barth Eide ka deklaruar: “Është hera e parë që bota bashkohet mbi nevojën për të hequr dorë nga karburantet fosile”.
Marrëveshja thekson nevojën për reduktime të thella, të shpejta dhe të qëndrueshme në emetimet e GHG (gazit serrë) në përputhje me mbajtjen në kontroll të 1.5C”.
Marrëveshja përfshin:
Presidenca e udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e kryesuar nga Sulltan al Jaber, u prezantoi delegatëve nga gati 200 vende një dokument të ri të quajtur inventarizimi global.
Qëllimi është të ndihmojë kombet të harmonizojnë planet e tyre kombëtare të klimës me marrëveshjen e Parisit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)