play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Samiti i BE-së, Rama: Universitetet tona bëhen pjesë e aleancës së arsimit të lartë në Evropë!

today06/12/2022

Background
share close

samiti i BE

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen po japin një konferencë për mediat ku po flasin për punimet e Samitit të BE-së të ditës së sotme në Tiranë. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, dha një lajm të mirë për studentët të cilët do të kenë mundësi të studiojnë online në universitetet evropiane.

Kreu i qeverisë shtoi se kjo është hera e parë që merret një vendim i tillë për një shtet joanëtar i BE-së.

“Dua t’u them studentëve se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus por do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Nga një moment i caktuar, pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë dixhitale. Universitetet tona mund të lidhin aleanca dhe të rriten së bashku me universitetet evropiane. Kjo është diçka që ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar.”, tha kreu i qeverisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *