Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Meqë vapa e madhe ka ikur dhe vjeshta po troket, nevojat e lëkurës janë të ndryshme. Kjo është koha për të rinovuar kujdesin e lëkurës tuaj dhe për ta përshtatur atë me nevojat e reja. Për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe me shkëlqim në sezonin e ri, ne do ju sjellim disa këshilla.
1. Vazhdoni të mbroni lëkurën nga dielli
Fakti që nuk është më verë nuk do të thotë të ndaloni së mbrojturi lëkurën tuaj nga rrezet e saj. Nëse nuk dëshironi të aplikoni krem kundër diellit, mund të vendosni kremin tuaj hidratues që ka një indeks mbrojtës – në mënyrë ideale, SPF 30 – dhe të tregoheni bujarë me sasinë. Mos harroni zonën e qafës!
2. Eksfolioni
Nëse ndjeni se lëkura juaj është pak e thatë dhe e ashpër pas ekspozimit të saj në diell gjatë verës, filloni të ndryshoni rutinën tuaj të bukurisë dhe vendosni eksfolimin, çdo të diel mbrëma, në mënyrë që ajo të fillojë të duket sërish e shëndetshme.
3. Rrit hidratimin
Përveç eksfolimit, lëkura ka nevojë për një lloj tjetër hidratimi. Lëreni mënjanë kremin tuaj të lehtë hidratues dhe merrni një krem që do të ketë një përbërje më të fortë. Do të funksionojë gjatë natës dhe në mëngjes do të zgjoheni me lëkurë më të butë dhe më të shndritshme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)