play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Rusia dënon me 15 vite burg përhapësit e “lajmeve të rreme”, BBC largon gazetarët

today04/03/2022

Background
share close

73 percent of women journalists have experienced online violence – Medya  News

Dhoma e Ulët e parlamentit në Rusi ka aprovuar një ligj që lejon dënimin me burg deri në 15 vite për njerëzit  që përhapin informacion “të pavërtetë.” Nisur nga ky hap i ndërmarrë nga vendi, drejtuesi i përgjithshëm i BBC, ka bërë të ditur se korporata britanike e lajmeve do të pezullojë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të saj në Rusi.

“Ky legjislacion duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur”, thotë drejtori i përgjithshëm Tim Davie.

Siç bëhet e ditur, BBC News në rusisht do të vijojë të transmetojë por nga jashtë Rusisë, kurse gazetarët në Ukrainë dhe kudo tjetër në botë do të vijojnë të raportojnë për pushtimin.

“Nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të BBC Neës dhe stafit të tyre mbështetës brenda Federatës Ruse, ndërkohë që ne vlerësojmë ndikimin e plotë të këtij zhvillimi të padëshiruar. Shërbimi ynë i BBC News në Rusisht do të vazhdojë të funksionojë nga jashtë Rusisë. Siguria e stafit tonë është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale thjesht për kryerjen e detyrave të tyre. Do të doja t’u përgëzoja të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të vënë në dispozicion informacion të saktë dhe të pavarur për audiencën në mbarë botën, duke përfshirë miliona rusë që përdorin shërbimet tona të lajmeve. Gazetarët tanë në Ukrainë dhe në mbarë botën do të vazhdojnë të raportojnë për pushtimin e Ukrainës”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *