Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Turqia nuk i është bashkuar Perëndimit lidhur me bllokimin e hapësirës ajrore me Rusinë, si një formë sanksioni ndaj Moskës pas vendimit për të pushtuar Ukrainën.
Është e domosdoshme që hapësira ajrore e Turqisë të mbetet e hapur, tha të premten ministri i jashtëm i vendit, Mevlut Cavusoglu, mes ndalimeve të shumta të hapësirës ajrore ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë.
“Është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet që vendosin këto sanksione (ndaj Rusisë) dhe qytetarëve të tyre, që kjo hapësirë ajrore të jetë e hapur…si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë humanitar,” tha Mevlut Cavusoglu pas një takimi të lartë me diplomatët e NATO-s.
Cavusoglu tha se një takim midis ministrave të jashtëm të dy palëve ndërluftuese mund të organizohet ‘nëse lejojnë kushtet’ në Turqinë jugore javën e ardhshme në Forumin e Diplomacisë në Antalia.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)