play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Rritet me 6 % paga e mjekëve dhe infermierëve, dëmshpërblim për ata që punojnë jashtë vendbanimit

today06/07/2022

Background
share close

Rroga e mjekëve dhe infermierëve është rritur me 6%. Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik dhe u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlium ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Manastirliu: Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim. Efekti vjetor i rritjes së pagave për masën 6% është rreth 10 mln dollarë dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor.

Ministrja theksoi se politika e rritjes së pagave është një politikë e përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor.

Manastirliu: Nga ana tjetër kemi vendosur dhe qeveria shqiptare ka miratuar edhe një dëmshpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ata mjekë të cilët përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me ministrinë e Shëndetësisë ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit, do përfitojnë këtë shpërblim financiar.

Nga ky vendim do të përfitojnë rreth 300 mjekë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *