Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kungulli 1200 kg i një kopshtari nga Minesota, më i madhi në historinë e SHBA-së, po gdhendet në fanarin më të madh në botë.
Kungulli, i quajtur Maverick për nder të personazhit të Tom Cruise nga filmat Top Gun, theu rekordin e SHBA për madhësinë e kungujve kur fitoi Kampionatin Botëror Pumpkin Weigh-Off në Half Moon Bay, Kaliforni, në fillim të këtij muaji.
Travis Gienger, njeriu që rriti kungullin masiv, e solli Maverick-un në shtëpinë e tij në Anoka. Kështu kungulli po gdhendet në imazhin e një shqiponje në Bashkinë e Anokas.
“Ky kungull është një model për rritjen e kungujve gjigantë, gjë që sjell famë për Halloween, për të cilin Anoka njihet,” tha Jeremy McFarland nga Anoka Halloween për KMSP-TV.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)