play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Rreth Konferencës mbi Marketingun Digjital të AllWeb Albania në Tiranë

today02/11/2022

Background
share close

AllWeb Albania rikthehet në Shqipëri këtë nëntor, pas dy vitesh! - Telegrafi

 

Stafi i Club FM, mori pjesë sot në Konferencën live mbi marketingun dixhital, të organizuar nga AllWeb Albania.

Ishte një experience e vlefshme, ku brenda pak orësh mund të merrje informacion të filtruar mbi këtë fushë nga eksperienca, mendimet dhe mënyrat e të të perceptuarit të botës digjitale nga Pelpina Trip, Pavlo Pedenko, Lorenzo Cappannari, Matt Desmier, Robert Petković, Nemanja
Živković, Fjona Cakalli, Fredrik Haren, Faton-Sopa, që janë ndër folësit më të mirë nga e gjithë bota.   Në fjalimet e tyre, ata vunë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit digjital.

Eventi, që ka nisur me synim edukimin e tregut mbi industrinë e marketingut digjital, është tashmë i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.

AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca e përbërë nga profesionistët e fushës dhe kompani e biznese novatore.

Ajo u rikthye me misionin e saj fillestar: “Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore praktike, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër, me pjesëmarrjen e folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i Business Magazine Albania dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.

“Temat e këtij viti ishin përvoja e përdoruesit, eksplorimi kreativ, metaverse, web3, strategji biznesi dhe si çdo herë praktikat më të mira të marketingut dixhital.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *