play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Rregulli i çuditshëm në Skoci, futbollistëve u ndalohet goditja e topit me kokë

today28/11/2022

Background
share close

Rregulli i cuditshem ne Skoci futbollisteve u ndalohet goditja e topit me koke para dhe pas ndeshj 1280x720

Futbollistët profesionistë në Skoci do të ndalohen të gjuajnë topin me kokë në stërvitje një ditë para dhe një ditë pas ndeshjeve. Klubet gjithashtu kanë marrë udhëzime që të kufizojnë në vetëm një herë në javë stërvitjet intensive të goditjeve me kokë.

Rregullat e reja vijnë pasi Universiteti i Gllasgout realizoi një studim ku tregohej se ish-futbollistët kishin 3,5 herë më shumë mundësi të vdisnin nga sëmundje në tru, sesa njerëzit e tjerë. Sipas ekspertëve, kjo mund të lidhet me goditjen e topit me kokë në mënyrë të përsëritur.

Federata Skoceze e Futbollit i ka miratuar tashmë këto rregulla sa i përket futbollit të të rinjve, ndërsa tani rregullat do të futen në përdorim edhe në klubet profesioniste. Miratimi i tyre është bërë pas konsultimit me 50 klubet profesioniste të meshkujve dhe femrave. Skuadrave u është lënë gjithashtu porosi që të monitorojnë goditjet me kokë në stërvitje, për të minimizuar kontaktet e topit me kokë.

Në fillim të vitit, edhe Federata Angleze e Futbollit miratoi rregulloren e re, sipas së cilës, klubet duhet të kujdeseshin që lojtarët të mos godisnin më shumë se 10 herë fort me kokë topin gjatë stërvitjes.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *