play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rrebeshe shiu në Tiranë, Veliaj thirrje qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

today08/11/2023

Background
share close

Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, ndërkohë që  grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave.

“Kujdes të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës! Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj.

Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet janë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *