play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

“Riedukim” për Mukën nga Rama, gazetarët protestojnë para Kryeministrisë

today04/07/2022

Background
share close

1e9bc1c0 8fa2 4e79 8707 Eeb0df8887bc

Dhjetëra gazetarë e reporterë janë bërë bashkë për të protestuar pasditen e sotme përballë kryeministrisë, në shenjë solidariteti me kolegun e tyre Klevin Muka, i cili u dërgua për “riedukim” nga kryeministri Edi Rama.

Gazetari në fjalë u përjashtua nga konferencat qeveritare deri në muajin tetor. Ndërkohë, protestuesit kanë mbajtur një sërë pankartash në duar dhe për më tepër kanë vendosur në shenjë simbolike për ndalimin e lirisë së fjalës me urdhër qeveritar, një ngjitës të zi në buzët e tyre.

Në protestë nuk mungoi as kreu i Shoqatës së Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i cili tha se do të kërkonin një shkresë zyrtare nga Kryeministria persa i përket përjashtimit të gazetarëve .

Sipas tij nëse Rama nuk tërhiqet nga urdhri i tij për përjashtim, Shoqata do ti sugjeronte gazetarëve që të bojkotonin konferencat për media.

 

 

“Ne kërkojmë që të gjithë reporterët të bashkohen në një solidaritet më të shtuar në mbrojtje të solidaritetit tonë. Nuk është kryeministri autoriteti që mund t’u diktojë gazetarëve se cilën pyetje bëjnë,. Detyra jonë është të bëjmë pyetje, detyra e tyre është të përgjigjen specifikisht ndaj pyetjeve që bëjmë.

Ne duhet të jemi pak më institucionalë sesa sjelljet e kryeministrit. Ne do paraqesim një kërkesë zyrtare për të zbardhur shkresën zyrtare ku përjashtohen dy reporterët nga e drejta për të qenë prezentë në konferencat për shtyp. Nëse e marrim këtë dokument, presim reagimin nga komisioneri publik i cili duhet të reagojë sepse jemi para një precedenti që nuk ka ndodhur më parë. Unë do u rekomandoja kolegëve të shikonin mundësinë për bojkotimin e konferencave, në mënyrë për të ngritur integritetin publik të gazetarëve”, tha Çipa.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *