Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin divorcohet nga Jëan Yosef. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari portorikan dhe artisti siriano-suedez për revistën ‘People’ të cilët në një deklaratë të përbashkët thanë:
Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme. Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqen dhe miqësinë për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin.
Martin, 51 vjeç dhe Yosef, 38, u lidhën për herë të parë në Instagram në vitin 2015 dhe filluan të takoheshin gjashtë muaj më vonë, pasi u takuan për herë të parë në Londër. Ata e zyrtarizuan romancën e tyre në tapetin e kuq në 2016 amFAR Inspiration Gala dhe njoftuan fejesën e tyre në të njëjtin vit përpara se të martoheshin në 2018.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)