play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Revista kolumbiane “Cromos”: Vizitoni Shqipërinë!

today23/02/2024

Background
share close

Një udhëtim në Evropë për latinët është bërë një ëndërr e paarritshme kjo për shkak të kostove të larta.

Megjithatë revista kolumbiane “Cromos” sugjeron tre destinacione të përballueshme në Evropë për të udhëtuar, mes tyre renditet edhe Shqipëria.

Kontinenti i vjetër për këtë media është më shumë se Madridi, Parisi, Brukseli, Roma dhe Londra.

Për revistën kolumbiane Shqipëria ofron peizazhe të bukura natyrore. Nga plazhet e paprekura në bregun e tij të detit Jon dhe Adriatik e deri te malet mbresëlënëse në rajone si Alpet Shqiptare vendi ynë ka shumë për të ofruar për udhëtarët.

Me një terren të larmishëm turistët e huaj do të gjejnë në Shqipëri gjithashtu liqene, lumenj dhe parqe kombëtare, duke plotësuar në mënyrën më të mirë të mundshme pritshmëritë  e adhuruesve të natyrës.

Përveç peizazheve natyrore ky vend ballkanik ka një histori të pasur dhe komplekse theksohet në artikull. Shqipëria është shtëpia e shumë vendeve arkeologjike dhe trashëgimisë historike që datojnë që nga epokat ilire, romake, osmane dhe më shumë. Qytete si Gjirokastra dhe Berati janë renditur si vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shkak të arkitekturës së tyre të ruajtur mirë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *