play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Rekordet Guinness i heqin titullin qenit më të vjetër në botë

today23/02/2024

Background
share close

Qeni më i vjetër në botë, Bobi, ka humbur titullin e tij në rekordet Guinness. Sipas organizatës, nuk kishte prova që qeni plak i cili ngordhi vitin e kaluar, ishte aq i vjetër sa pretendohej.

Guinness tha se mikroçipi që mendohej se provonte moshën e Bobit nuk mjafton që të ruajë titullin i cili u dorëzua në shkurt të vitit 2023. Organizata nuk ka vendosur ende se cili qen do të mbajë rekordin.

Bobi i përkiste racës portugeze Rafeiro do Alentejo from Conqueiros. Kjo racë zakonisht jeton 12-14 vjet. Kur Bobit iu atribuua rekordi, u deklarua se ishte 30 vjeç. Ai ngordhi në tetor 2023, në moshën 31 vjeç e 165 ditë.

Guinness nisi një hetim pas dyshimeve që u ngritën për moshën e qenushit. Pronari i Bobit, Leonel Costa nuk ka komentuar për heqjen e titullit, por më herët është shprehur se dyshimet për vërtetësinë e moshës së qenit ishin “të pabaza”.

Muajin e kaluar, Danny Chamber, anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve Veterinarë tha për The Guardian se “asnjëri” prej kolegëve të tij nuk besonte se qeni kishte jetuar vërtet deri në moshën 31-vjeçare.

Pararendësi i Bobit ishte Bluey, një qen australian që ngordhi në vitin 1939  në moshën 29 vjeç e 5  muajsh.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *