Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Viti i kaluar shënoi rekord të ri të numrit të emigrantëve të mbërritur në vendet anëtare të OECD-së.
Sipas raportit vjetor për migracionin ndërkombëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, 6.5 milionë emigrantë të rinj ose refugjatë mbërritën në 38 vendet anëtare të kësaj organizate që konsiderohen edhe si shtetet më të zhvilluara të botës.
Në SHBA, numri i kërkesave për të azilit në vitin 2023 kaloi për herë të parë ato në vendet evropiane të OECD së bashku, duke u rritur në më shumë se 1 milion.
Ndërsa rritja më e madhe e kërkesave për emigrim të rregullt u regjistrua në Britaninë e Madhe me 750 mijë emigrantë, nxitur nga rekrutimi në sektorin e kujdesit.
Raporti konstaton rënie të kërkesave për azil nga shqiptarët, edhe në vendet ku pak vite më parë shënuan rekorde si në Britaninë e Madhe, Francë, etj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)