Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka shtyrë sërish deri më 30 shtator datën e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët vijojnë mësimin fizikisht.
Viti 2023–2024 është viti i parë shkollor kur i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP, njoftoi Ministria.
Ministria e Arsimit dhe Sportit u kërkoi strukturave vartëse, si DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.
Më 11 shtator, institucionet arsimore hapën dyert për 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, pa përfshirë fëmijët e parashkollorit dhe nxënësit e shkollave profesionale.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)